Veseli: Demokracia nuk arrihet me stupca

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një konferencë të mbajtur për media, duke folur për ndërprerjen e seancës se sotme, ka theksuar se gabim e kanë ata që mendojnë se ai do të përdorë mekanizma të forcës për të pasur një mbarëvajtje të punimeve të Kuvendit.

“Ka të atillë që mendojnë se duhet ta përdorim stupcin për të arritur demokracinë në Kosovë. Jo, demokracia nuk arrihet me stupc”, ka thënë ndër tjerash Veseli duke iu referuar masave që do të mund të merreshin ndaj opozitës e cila po e bllokon punën e Kuvendit.

Veseli ka thënë se “më parë nga salla e Kuvendit do të largohet pozita se sa opozita e Kosovës”. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-demokracia-nuk-arrihet-me-stupca/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala