Veseli: Çmimin ta paguajë politika, jo qytetarët

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se partitë opozitare me veprimet e tyre po shfaqin metoda të vrazhda dhe antidemokratike.

Veseli në një bisedë për ‘Epokën e re’ tha se Kuvendi nuk bën të bjerë nën diktatin e dhunës, por t’i kthehet normalitetit të punës, për të cilin edhe është votuar nga qytetarët e vendit.

Ai u ka bërë thirrje zërave të arsyeshëm opozitarë, që bashkërisht ta kapërcejnë këtë situatë.

Veseli ka thënë se Kosova ka lëvizur përpara sa herë që ka funksionuar trekëndëshi i partneritetit –Uashington-Prishtinë-Bruksel.

“Ky trekëndësh i ka sjellë lirinë, pavarësinë, shtetndërtimin, fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar. I ka sjellë edhe marrëveshjet e fundit për normalizimin e raporteve të Kosovës me Serbinë”, tha Veseli.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-cmimin-ta-paguaje-politika-jo-qytetaret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala