Veseli bën homazhe te Ambasada e Francës

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në shenjë të nderimit për viktimat e sulmeve terroriste që ndodhën dje në Paris, sot bëri homazhe dhe vendosi buqeta me lule tek Ambasada e Francës në Prishtinë.

Me këtë rast kryetari Veseli në emër të Kuvendit të Kosovës, përmes ambasadores Maryse Daviet, u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave të sulmeve terroriste në Paris.

Kryetari Veseli i tha ambasadores Daviet se “këto sulme barbare kanë lënduar zëmrat e të gjithë neve, sepse një mik i madh i Kosovës, Franca është sulmuar, por vlerat mbi të cilat bazohet Franca dhe ne popujt tjerë që i ndajmë këto vlera franceze, qëndrojnë të palëkundura përgjithmonë”.

Kryetari Veseli shtoi se “Liria dhe të drejtat e njeriut do të fitojnë edhe këtë betejë me terrorizmin e motivuar nga fanatizmi fetar, ashtu sikurse i fituan edhe betejat me fanatizmat e shekullit të kaluar, fashizmin e komunizmin”.

Ambasadorja Daviet nga ana e saj falenderoi kryetarin Veseli për ndjenjat e solidaritetit që ai dhe populli i Kosovës po shprehin në këto momente të rënda për popullin francez

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veseli-ben-homazhe-te-ambasada-e-frances/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala