Veseli: Asambleja Kombëtare e Francës është referencë e vlerave demokratike

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur të martën në një takim, një grup deputetësh nga Asambleja Kombëtare e Francës, në kuadër të takimeve të Grupit të Miqësisë që funksionon në mes parlamenteve të të dyja vendeve.
Veseli me anë të një postimi në Facebook, ka thënë Asambleja Kombëtare e Francës është referencë e përhershme e lirive njerëzore, dhe se Kuvendi i Kosovës i sheh me prioritet raportet me këtë asamble.
“Sot prita në takim një grup deputetësh nga Asambleja Kombëtare e Francës, në kuadër të takimeve të Grupit të Miqësisë që funksionon në mes parlamenteve të të dyja vendeve tona”.
“Asambleja Kombëtare e Francës është referencë e përhershme e lirive njerëzore dhe vlerave demokratike, për të gjitha vendet që aspirojnë standardet më të larta të demokracisë. Duke u nisur nga kjo, Kuvendi i Kosovës i sheh me prioritet të veçantë marrëdhëniet me Asamblenë Kombëtare të Francës”.
“Liberte, Egalite, Fraternite! Ja vizioni më madhështor i njerëzimit”, ka shkruar Veseli në Facebook.