Veseli: 2 korriku 1990 shënon anulimin e agresionit të Jugosllavisë

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën solemne për nder të 25 vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të Kosovës e cila u lexua me 2 korrik 1990.
Seancën e ka nisur kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili ka thënë se ndihet i nderuar që prezent në sallën e Kuvendit janë deputetët të cilët kanë qenë prezent në vitin 1990 me leximin e kësaj deklarate.
“Në këtë ditë 25 vite më parë delegatët e Kuvendit të Kosovës nxorën deklaratën Kushtetuese të Kosovës. Kemi nderin që sot ata deputetë i kemi këtu prezent të lirë. Barazi ose shkëputje ky ishte vullneti i lëvizjes shqiptare asaj kohe. Delegatët e Kuvendit të Kosovës përmes deklaratës Kushtetuese anuluan agresion e Jugosllavisë. Me 1999 ne nuk fituam vetëm lirin por fituam edhe rreshtimin në anën e drejtë të demokracisë. Për ne ku rreshtim është dhe do të mbetet vlerë e pacenueshme ndërkombëtare”, ka thënë Veseli, transmeton indeksonline.
Në këtë seancë të pranishëm janë presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, kongresmeni i SHBA-ve Eliot Engel, si dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës.