Veriut iu bllokuan financat

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetarja e Këshillit të Kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut, Ksena Bozhoviq, tha sot se llogaritë e katër komunave në veri të Kosovës janë bllokuar që një javë pa ndonjë njoftim ose shpjegim nga Prishtina zyrtare.

“Xhirollogaritë janë të ngrira ose të bllokuara pa ndonjë shpjegim nga Prishtina apo ndonjë njoftim me shkrim. Askund në botë nuk ekziston një ligj i tillë i bllokimit, pa njoftim paraprak”, tha Bozhoviq për Tanjug.

Ajo tha se transferime të parave nga llogaritë bankare nuk mund t’i kryejnë që një javë asnjë nga komunat veriore të Kosovës.

“Në Mitrovicë, por sipas informatave jozyrtare, edhe në komunat e tjera që shtatë ditë nuk janë në gjendje të transferojnë para. Prishtina mund të thotë se sistemi i tanishëm nuk po funksionon, por ai si i tillë nuk po funksionon vetëm në veri dhe kjo është e papranueshme”, shpjegoi Bozoviq.

Ajo theksoi se komunat veriore kanë përmbushur të gjitha afate ligjore, ndërsa kuvendet komunale kanë miratuar dy vendime për miratimin e buxhetit.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veriut-iu-bllokuan-financat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala