Veriu nuk do të integrohet njëherë

Autori:Zekirja Shabani

Qeveria e Kosovës duket se ka hequr dorë që të integrojë komunat veriore të vendit në sistemin e drejtësisë. Pavarësisht se në program parashihet si prioritet, thuhet se kjo nuk mund të bëhet shpejtë.

“Është e qartë se një gjë e tillë nuk mund të bëhet mënjeherë, nëpërmjet veprimeve të shpejta, por kësaj çështje duhet paraprirë me një proces politik i konkretizuar me veprime konkrete, që do të mundësonin një integrim të komunave veriore në sistemin e drejtësisë”, thuhet në programin qeverisës, të cilin e posedon Gazeta Fjala.

Maratona e reformimit të administratës publike do të vazhdojë edhe në mandatin e Isa Mustafës. E nisur para shumë vitesh, reforma në administratë parashihet edhe në programin e ri qeverisës, por nuk jepet garancë se do të përfundojë gjatë tri viteve të ardhshme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veriu-nuk-do-te-integrohet-njehere/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala