Veriorët protestojnë për lirimin e Ivanoviqit

Autori:Gazeta Fjala

Të premtën në sheshin “Shumadija” në veri të Mitrovicës, do të protestohet me vetëm një kërkesë lirimin e të dënuarit për krime lufte ndaj shqiptarëve në këtë qytet, Oliver Ivanoviq.

Siq thuhet në një thirrje të shpërndarë gjithë andej rrjeteve sociale,serbët e veriut duhet të protestojnë më 29 Janar, “kundër dënimit poshtërues politik ndaj Ivanoviqit”.

Pos partisë së tij SDP, pjesëmarrjen në protestë e kanë paralajmëruar edhe një pjesë e atyre që njihen si intelektualët serbë të veriut të Kosovës.

Po për të njëjtën aryse, demostartës kundër dënimit të politikanit nga Mitrovica, edhe Kuvendi Komunal i Zvecanit, pas një mbledhjeje të mbajtur ditë më parë ka vendosur që të shkojë  në tubimit të së premtes, derisa ka kërkuar që dënimin ndaj Ivanoviqit, ta shqyrtojë sa më shpejt Gjykata e Apelit në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Oliver Ivanoviq, është dënuar me 9 vjet burg nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, më 22 janar, pasi që trupi gjykues i EULEX-it, e gjeti atë fajtor për krimet që janë bërë në lagjen “Bair” të Mitrovicës, gjatë luftës në vitin 1999 ku ishin vrarë dhjetra shqiptarë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/verioret-protestojne-per-lirimin-e-ivanoviqit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala