Verifikimin e veteranëve të UÇK-së po e vonojnë disa komandantë

Ai ka thënë se vonesat janë duke ndodhur për shkak të neglizhencës së disa komandantëve dhe vartësve të tyre.
“Komisioni është i vetëdijshëm për punën që është duke e kryer. Besoj se askujt nuk do t’i bëhet e padrejtë. Por, as atyre që nuk kanë qenë në luftë nuk do t’u lejohet të jenë pjesë e këtyre listave”, ka deklaruar Jashari për “Epoka e re”.
Duke komentuar deklaratën e Daut Haradinajt, se nuk do ta nënshkruajë listën nëse pjesë e saj nuk janë të gjithë ushtarët e tij, Jashari ka thënë se ata që kanë ikur nga vija e frontit nuk do ta marrin statusin e veteranit.
Në këtë kontekst, ai ka bërë thirrje që procesi i verifikimit të mos prolongohet.
Megjithëkëtë, siç thotë Jashari, nuk ka rrezik që ky proces të dështojë, dhe se beson që listat do të jenë të pranueshme nga të gjithë.