Vërejtjet e Auditorit për Policinë e Kosovës

Autori:Zekirja Shabani

16 mijë e 300 aksidente në komunikacion janë regjistruar të kenë ndodhur në vitit 2014, ku si pasojë kanë vdekur 127 persona dhe janë lënduar 9 mijë e 713 të tjerë. Kurse, policia e trafikut duhet më shumë të ketë vëmendje te ngasja e rrezikshme dhe njëkohësisht të kontrollojë standardet teknike të automjeteve komerciale.

Këto të dhanë janë publikuar në raportin e Zyrës së Auditorit Gjeneral të audituar për “Aktivitetet e Policisë së Trafikut dhe Siguria në Trafikun Rrugorë”.

Sipas rekomandimit të ZAP-së, numri i aksidenteve në trafik dhe pasojat e tyre mund të zvogëlohen. Për këtë nevojitet bashkëpunim i ngushtë mes autoriteteve përgjegjëse, një sistem i duhur informativ, përdorim efektiv i pajisjeve dhe menaxhim profesional i bazuar në rrezikshmëri në të gjitha nivelet.

Policia e trafikut nuk i përdorë burimet e saj të informatave në mënyrë plotësisht efektive, burimet nuk alokohen në mënyrë efektive dhe nganjëherë mungojnë pajisje të rëndësishme, policia e trafikut duhet më shumë të ketë vëmendje te ngasja e rrezikshme dhe njëkohësisht të kontrollojë standardet teknike të automjeteve komerciale.

Po ashtu, ndëshkimet jo gjithherë aplikohen dhe menaxhohen siç duhet ndaj kundërvajtësve. Këto janë disa nga gjetjet e ZAP të bëra për vitin 2014.

“Ne rekomandojmë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, që të marrë një iniciativë për përmirësimin e sistemit ekzistues të informimit dhe ta bëjë atë plotësisht efektiv. Të përmirësojë përdorimin e të dhënave në mënyrë që të qartësojë planifikimin vjetor dhe të vendosë objektiva performance të qarta për njësi operative. Të sigurojë se një plan investimi për pajisje kost-efektive është hartuar në një perspektivë të kornizës afat-mesme të shpenzimeve”, thuhet në raport të ZAP-së.

Po ashtu, ZAP-ja i ka rekomanduar drejtorit të policisë që sistemi i ndëshkimeve duhet të përmirësohet. Përkrah kësaj, duhet të aplikohet sistemi i “pikëve negative” si mjet efektiv i ndëshkimit, i cili siguron që aktivitetet e policisë së trafikut janë kryer në rrugë dhe vende të rrezikshme.

Ndryshe, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka ekzaminuar nëse aktivitetet e policisë së trafikut janë të bazuara në rrezikshmëri, të menaxhuara në mënyrë efektive dhe efikase dhe i kanë adresuar shkaqet e aksidenteve.

Auditimi është fokusuar në ekzaminimin e praktikave të aplikuara nga Policia e Kosovës – Njësitë Rajonale të Komunikacionit Rrugor të Prishtinës dhe të Pejës dhe Njësia për Kontrollin e Autostradës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/verejtjet-e-auditorit-per-policine-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala