Vera nis javën e ardhshme

Autori:Avdyl Pajaziti

Në dy parashikimet e fundit gjatë njëzetekatër orëve, po shfaqen tendenca për një valë të nxehtit gjatë javës së ardhshme, më saktësisht në fillim të javës, raporton Prishtina Weather.

Sipas këtyre parashikimeve masa më të nxehta ajrore nga brendësia e kontinentit afrikan pritet të depërtojnë në fillim të javës së ardhshme mbi Kosovë tonë duke sjellë mot tipik veror me temperatura maksimale që ka gjasa të kalojnë edhe mbi 30C, ditën e martë ose të mërkurë.

Gjithnjë sipas këtyre parashikimeve gjatë kësaj periudhe do të mbajë edhe mot i kthjellët dhe me diell.

Edhe sipas parashikimeve të modelit europian shfaqet kjo tendencë për mot të nxehtë, por që në këtë model temperaturat mbi 30C, parashikohen në pjesën e dytë të javës së ardhshme.

Por, si gjithmonë, ky është një parashikim afatmesëm, dhe besueshmëria e tyre ende nuk është e lartë, dhe ditëve në vijim do të ju informojmë me zhvillimin e këtij parashikimi, si dhe deri në sa gradë celsius do të ngritet temperatura maksimale këtyre ditëve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vera-nis-javen-e-ardhshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala