Vendoset për konfiskim të 1.5 milionë eurove, pasuri e fituar nga prostitucioni

Autori:Gazeta Fjala

Agron Alaj nga Deçani dhe Avni Xheladini e Ilir Rexhepi nga Ferizaj pritet të humbin tërë pasurinë e tyre në vlerë prej 1.5 milionë eurosh, në rast se Gjykata e Apelit aprovon vendimin e Gjykatës së Ferizajt që i shpall ata fajtorë për tri vepra penale.

Krim i organizuar, prostitucion dhe shpëlarje parash, janë veprat për të cilat u shpallën fajtorë në shkallë të parë, e sipas organeve të drejtësisë ata fituan pasurinë milionëshe, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vendimi mbi fajësinë e tyre u shpall më 29 qershor të këtij viti nga gjyqtari i krimeve të rënda në Ferizaj, Agim Maliqi. Dënimet ndaj tyre janë burgim dhe gjoba me mijëra euro.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vendoset-per-konfiskim-te-1-5-milione-eurove-pasuri-e-fituar-nga-prostitucioni/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala