Vendos BQK: Sigurimi kufitar 50% më lirë

Autori:Zekirja Shabani

Banka Qendrore e Kosovës, ka marrë vendim për uljen e tarifave të sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë. Ulja e tarifave të sigurimit kufitar do të aplikohet për të gjitha kategoritë e mjeteve motorike.

“Tarifat për kategorinë e auto veturave, që kryesisht kanë ndikim te bashkatdhetarët tanë që jetojnë në diasporë, do të jenë:

Zbritje prej 50% për policat e sigurimit me kohëzgjatje prej 15 ditëve do të kushtojë 15 euro në kohëzgjatje prej 1 muaj do të kushtojë 20 euro dhe policat e sigurimit kufitar me kohëzgjatje prej 2 muaj do të kushtojë 35 euro”, njofton BQK-ja.

Lexojeni të plotë njoftimin e BQK-së:

BankaQendrore e Republikës sëKosovës, më datë18 qershor 2015, mori vendimin për uljen e tarifave të sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë.

Ulja e tarifave të sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë do të aplikohet për të gjitha kategoritë e mjeteve motorike. Tarifat për kategorinë e “auto veturave”, që kryesisht kanë ndikim te bashkatdhetarët tanë që jetojnë në diasporë, do të jenë:

  • Zbritje prej 50% për policat e sigurimit kufitar me kohëzgjatje prej 15 ditëve, e cila tani do të kushtojë 15 euro.
  • Zbritje prej 51% për policat e sigurimit kufitar me kohëzgjatje prej 1 muaj, e cila tani do të kushtojë 20 euro.
  • Zbritje prej 49%për policat e sigurimit kufitar me kohëzgjatje prej 2 muaj, e cila tani do të kushtojë 35 euro.

Pra, mesatarja e zbritjes së tarifave të sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë për kategorinë e “auto veturave”me afat qëndrimi në Republikën e Kosovës me kohëzgjatje nga 15 ditë deri në 2 muaj është 50%.

Aplikimi i këtyre tarifave hyn në fuqi me datë 1 korrik 2015.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vendos-bqk-sigurimi-kufitar-50-per-qind-me-lire/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala