Vendorët fajtorë që fati i të zhdukurve nuk po dihet

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, përfaqësuesit e Shoqatës të të pagjeturve në Mitrovicë, kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurorë me lule në ‘Shtëpinë Muze’ në Lagjen e Boshnjakëve në veri të këtij qyteti, ku 16 vjet më parë forcat serbe vranë e masakruan 23 civilë të pafajshëm.

Bajram Çerkini, kryetar i Këshillit koordinues të shoqatave për persona të pagjetur, duke shprehur dhembjen e përgjithshme për të pagjeturit, sidomos të veriut të vendit, tha se është i pakënaqur me punën e deritashme që është bërë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve.

Ai fajin e ka hedhur tek institucionet vendore për neglizhencë dhe mos trysni të mjaftueshme tek faktori ndërkombëtar.

“Në saje të 30 gushtit edhe Mitrovica shënon dhembjen e përgjithshme, por sidomos të kësaj pjese këtu ku ka qenë vërtetë një masakër shumë e madhe, një trishtim shumë i madh dhe krim ndaj njerëzve të pambrojtur, dhe pikërisht në këtë shtëpi ka pasur edhe dhunime në prezencë të nënave, baballarëve … Gjithsej janë 23 veta të masakruar, prej të cilëve nëntë akoma nuk janë gjetur… nuk jemi të kënaqur për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, sidomos në Mitrovicë, kur dihen tetë lokacione që janë të këtij rrethi dhe larg meje janë 200 metra… si shumicë fajtorë jemi ne vendorët, në dorën e ndërkombëtarëve është kjo pjesë, mirëpo ndërkombëtarët duhet t’i shtyjë dikush, kush duhet t’i shtyjë, vendorët”, ka thënë mes tjerash Çerkini, përcjell kosovapress.

Kjo ditë është d

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vendoret-fajtore-qe-fati-i-te-zhdukurve-nuk-po-dihet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala