Vendim i qeverisë, të gjithë veteranët marrin nga 170 €

Autori:Gazeta Fjala

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që pensioni për veteranët e UÇK-së të jetë 170 euro për të gjithë.

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se numri i veteranëve të moshës deri në 35 vjeç për të cilët është paraparë pension prej 130 eurove ka qenë simboli, dhe duke pasur parasysh këtë fakt, tani është marrë vendim që pensioni të jetë uniform, transmeton lajmi.net.

Ministri i Financave Avdullah Hoti sot në mbledhjen e qeverisë ka thënë se numri i veteranëve deri në moshën 35 vjeç është nën 20 persona, dhe rritja e shumës së pensionit nga 130 në 170 euro edhe për këtë kategori, nuk do të paraqes kurrëfar problemi buxhetor.

Kurse, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka bërë të ditur se veteranët do të mund të fillojnë aplikimin për pensione nga data 1 tetor, kohë edhe kur do të fillojë të bëhet pagesa për ta. /lajmi.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vendim-i-qeverise-te-gjithe-veteranet-marrin-nga-170-e/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala