Vendi ku agjërohet 21 orë në ditë

Autori:Avdyl Pajaziti

Myslimanët në disa pjesë të Evropës (veriu polar), duhet të agjërojnë më shumë se 21 orë dhe kjo paraqet një periudhë kohore mjaft të gjatë.

Në qytetin Lulea të Suedisë, të dy kohët e ngrënies (iftari dhe syfyri) bëhen në dritën e ditës, në qytetin ku dielli nuk largohet fare gjatë verës.

Nga 75.000 banorë sa ka ky qytet, ka shumë myslimanë nga Turqia, Afganistani, Pakistani, Irani, Iraku, Siria dhe Tunizia, dhe agjërimi i Ramazanit është me kohëzgjatjen më të madhe për këta besimtarë.

Në këtë qytet, koha e iftarit shënohet në orën 23:50, akorduar me iftarin sipas kohës lokale në Turqi, ndërsa syfyri mbaron në orën 02:37. Pra, janë vetëm tre orë në mes iftarit dhe syfyrit.

Fatma Bora dhe Tulai Imdat, dy myslimanë të cilët jetojnë në Lulea, thanë se nuk ishte e vështirë të agjërohet pasi nuk mbante mot shumë i nxehtë.

E veçanta tjetër në këtë qytet është se pikërisht këtu është xhamia më veriore në botë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vendi-ku-agjerohet-21-ore-ne-dite/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala