Vendi i zjarreve të përjetshme

Autori:Avdyl Pajaziti

Ka shumë troftë që noton në lumenjtë që rrethojnë fshatin e izoluar të Zelandës së Re, Murçisonin, dhe peshkatarët vijnë nga e gjithë bota në përpjekje për të provuar fatin. Por trofta nuk kalon në lumin Uji i Zi (Black Water).
Ky lum ka një tipar të pagabueshëm, uji përmban një erë vajguri. Është e dobët, por e mjaftueshme për të larguar troftat. Ka naftë të fshehur nën këto kodra dhe në një pjesë të pyllit në luginën e Ujit të Zi. Nafta ushqen një fenomen natyror pak të njohur, që mund ta hasësh nëse di ku të shohësh.
Merve dhe Shirley Bigden, një skuadër bashkëshortësh që merren me turizmin në vend, ia kanë vënë emrin “Eksperienca natyrore e flakëve”. E panjohur për shumicën e udhëtarëve dhe në fakt për shumicën e njerëzve jashtë Murçisonit, një fshat 125 kilometra në jugperëndim të Nelsonit, flakë të çuditshme ngjyrë të verdhë pa tym digjen përjetësisht në shkurre, e ushqyer nga gazi metan natyror që buron nga toka.
Sipas legjendës, flakët vazhdojnë të digjen që prej viteve 1920, kur dy gjahtarë u ulën të pinin një cigare dhe njëri hodhi shkrepësen, duke i vënë zjarrin papritur gazit që rridhte pranë tij. Çifti i guidës turistike në vend, thonë se gjahtari ndjeu erën e gazit dhe në një moment çmendurie, ndezi një shkrepëse për të parë se çfarë do të ndodhte.
Megjithatë, një tjetër histori thotë se gjahtarët e ndien erën e gazit, futën një llullë në tokë dhe më pas e ndezën. Pavarësisht kësaj, flakët nuk janë shuar që prej asaj kohe.
Në një mëngjes dimri, dy udhëtarë dhe një guidë vendase, ndërmorën udhëtimin për të përjetuar “Eksperiencën e flakëve natyrore”. Ata nganë makinën për 15 kilometra në jug dge ecën për 2.4 kilometra nëpër shkurre…

Një prej tyre, Naeme, që është me origjinë nga Murçisoni i vjetër, po ndjek gjurmët e familjes që jetonte në këtë zonë në vitet 1800. Sipas saj, ky vend mbart rëndësi historike. Ajo ka dëgjuar shumë histori për këtë vend dhe po përpiqet t’i përdorë ato për të gjetur lokacionet e tyre. Ajo ka dëgjuar se banorët në vitet 1970 u përpoqën të nxirrnin naftë. Por burimet natyrore të vendit janë zhvilluar dorë për dore me zjarret që i kanë shkatërruar ato.
Pemët dhe bimësia janë rritur mjaftueshëm për të strehuar fole zogjsh dhe ende vazhdojnë të rriten, duke rrëfyer udhën për në zonën famëkeqe të flakës së përjetshme.
Pas një orë ecjeje, një tym i verdhë del në horizont. Rrethuar nga pemët dhe bimësia vendase, zjarri digjet pikërisht aty ku nuk ia pret mendja askujt. Në fakt, duket sikur shkurret e pajeta të përpira nga zjarri, sapo janë përfshirë nga flakët dhe e kanë humbur jetën që mbartin brenda tyre.
Udhëtarët në kërkim të këtij fenomeni të çuditshëm, i afrohen me kuriozitet vendit për të parë se si i ka rrënjët zjarri. Ata kanë marrë me vete mjetet e piknikut dhe vënë në zjarr një tenxhere çaji dhe një zgarë petullash, të cilat i lyejnë sipër me mjaltin që gjendet aty pranë.
Udhëtarët përfitojnë nga rasti për të shijuar një vakt të ngrohtë dhe të ëmbël me zjarrin natyror dhe pyesin veten rreth thellësisë së gjeologjisë në tokën që e ka krijuar zjarrin.
Ata ulen në degët e pemëve aty pranë dhe bisedojnë për mënyrën sesi ky pyll i ftohtë në periudhë dimri mbahet ngrohtë prej një zjarri kaq të çuditshëm, i cili, përveç bimësisë, kërcënon edhe ngricën.
Sipas tyre, është befasuese të mendosh se është djegur vazhdimisht për 100 vjet, ndonjëherë edhe gjatë shirave të vazhdueshëm. Ka të paktën nëntë pika të tjera në botë, ku digjen flakë prej gazit natyror.
Dy prej tyre janë pika turistike të mëdha, të rrethuara nga gojëdhëna shekullore të vendasve dhe frymëzojnë mite kulturore dhe fetare.
Yanartas, në malin Olimp të Turqisë, ka dhjetëra zjarre të vegjël që digjen vazhdimisht nga xhepat e gazit në shkëmbinj, që ndriçojnë mjaftueshëm sa për t’u treguar rrugën lundërtarëve natën.
Ato kanë ekzistuar për të paktën 2500 vjet dhe zona thuhet se është ndoshta origjina e mitit të një personazhi që vjell flakë tek “Iliada” e Homerit. Poshtë zjarreve janë gërmadhat e tempullit të Perëndisë greke të zjarrit, vendit të hekurpunuesve të lashtë.
Një tjetër vend ku ka zjarre të përjetshme është edhe tempulli Jualamukhi në Indi. Vendi nderohet dhe është atraksion turistik i pelegrinëve çdo vit. Ata çojnë atje dhurata, ëmbëlsira, qumësht dhe fruta.
Zelanda e Re, një vend i ri gjeologjik dhe kulturor, nuk është si ato. Në rrënojat e saj ka vetëm antikitetin e shkurreve, ujit, zogjve dhe peizazhit të vjetër. Megjithatë shumë njerëz e vizitojnë çdo vit, për të përjetuar magjepsjen nga zjarret që nuk i ka vënë dora e njeriut, por vetë natyra. / BBC

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vendi-i-zjarreve-te-perjetshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala