Vendet më të lira në botë

Autori:Avdyl Pajaziti

Në ditët e sotme ka gjithnjë e më shumë njerëz që lodhen nga jeta e tyre për arsye të ndryshme. Nëse po mendoni të transferoheni në ndonjë vend ekzotik, larg, me një klimë të ngrohtë dhe një panoramë të bukur, ja atëherë alternativat panoramike dhe mbi të gjitha shumë ekonomike në krahasim me vendin tonë.

Malajzia, 1500 euro në muaj për të jetuar në luks të shfrenuar

Në Azinë Juglindore, Malajzia është një nga shtetet më të pasura, falë Parlamentit, eksportit të makinave dhe prodhimit të komponentëve elektronikë. Duke marrë në konsideratë një rrogë mesatare në vendet e Europës, me 1500 euro në muaj, në Malajzi mund të bëhet një jetë absolutisht luksoze. Qiratë në fakt për një apartament modern variojnë rreth 350 euro në muaj, ndërkohë transporti publik dhe restorantet janë vërtet ekonomike.

Meksika, darka në restorant me pesë euro

Meksika në fakt është një vend me “dy fytyra”. Nëse nga njëra anë klima është e ngrohtë, strukturat turistike janë joshëse, shërbimet funksionojnë mirë, qiratë dhe restorantet janë më shumë se ekonomikë (darkohet me pesë euro) e nga ana tjetër, në këtë vend, krimi është shumë i përhapur.

vende1

Filipine, 350 euro në muaj dhe pensione si në ëndërr

Transferimi në Filipine duket si një parajsë e vërtetë: provinca Kabu duket si një mundësi e pabesueshme. Me 350 euro në muaj mund të jetohet mjaft mirë: në këtë zonë shumë të zhvilluar dhe në modë, 100 euro mjaftojnë për një shtëpi të bukur, ndërsa rreth 150 të tjera për ushqim dhe shpenzime të tjera. Ndërkohë, në Filipine ka shumë pensionistë, sepse shteti i atjeshëm vë në dispozicion politika mjaft ambicioze. Personat pas moshës 35 vjeç, nëse në arkën e shtetit depozitojnë 50 mijë dollarë, mund të bëhen zyrtarisht pensionistë të pasur.

Kamboxhia

Jeta në Kamboxhia është padiskutim hiperekonomike: me 300 ose 400 euro në muaj, jeta mund t’ju bëhet vërtet e bukur duke jetuar në kryeqytetin Phnom-Penh. Megjithatë, pavarësisht se çmimet janë vërtet të ulëta, ka shumë aspekte të cilat duhet të merren në konsideratë, si për shembull niveli i shëndetësisë dhe ajri i ndotur.

Tajlanda, qiratë shkojnë edhe në 20 euro në muaj

Duket e pabesueshme, por në Tajlandë është e mundur të paguani një qira prej 60 eurosh në zonat detare të jugut, ndërkohë nëse do të zgjidhni të jetoni në veri, larg detit, vlera e qerasë zbret edhe më shumë, në rreth 20 euro në muaj. Ushqimi është shumë ekonomik.

Kosta-Rika, shtëpi me 200 euro në muaj

Kosta-Rika, pavarësisht një ekspansioni të pabesueshëm në sektorin imobilar, këto vitet e fundit po jeton një rritje të personave, të cilët duan të transferohen atje. Kjo padyshim i referohet faktit se jeta ka një kosto vërtet të ulët: me 400 euro në muaj mund të keni një shtëpi të bukur në San Jose, në kryeqytet, ndërkohë nëse largoheni nga ai, qiratë mund t’i gjeni me një çmim prej 200 eurosh në muaj.

Belize, 210 euro në muaj për një shtëpi si në parajsë

Dhe në krye të këtij klasifikimi qëndron Belize, një shtet në Amerikën Qendrore që sheh nga deti i Karaibeve dhe Gjiri i Hondurasit, i cili ka më pak se 300 000 banorë. Çfarë gjëje të veçantë ka ky shtet? Peizazheve të mrekullueshme dhe klimës së favorshme, i shtohen edhe çmimet e ulëta të jetesës.

Me rreth 200 euro në muaj, ju mund të keni qetësisht një shtëpi të bukur. Në këtë shtet të vogël ju mund të jetoni mjaft mirë me vetëm 300 euro, me gjithçka të përfshirë. Ndërkohë që aty ofrohen edhe mundësi të shumta punësimi, në fushën e shërbimeve, në turizëm në shkencë.

Por duhet theksuar se shëndeti publik lë shumë për të dëshiruar, ndaj kontakti me një mjek personal është tejet i këshillueshëm. Ndër të tjera, së fundmi, po vërehet një rritje e kriminalitetit, sidomos në dëm të turistëve.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vendet-me-te-lira-ne-bote/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala