Vendet më fetare në botë, ja ku është Kosova

Autori:Avdyl Pajaziti

Në nivel global është konfirmuar se se 2/3 e popullsisë botërore e konsiderojnë veten fetarë. Në hulumtimet e “WIN/Gallup” kanë marrë pjesë 64,000 njerëz nga 65 vende, përfshirë edhe Kosovën.

Rezultatet e këtij hulumtimi janë shumë interesante.

Në Kosovë 83 për qind njerëzve janë deklaruar si fetarë, 7 për qind kanë thënë se nuk janë fetarë. Në anën tjetër, 1 për qind janë shprehur se janë ateistë, derisa 10 për qind nuk kanë ditur të përgjigjen. Të dhëna për Shqipërinë në këtë kategori nuk ka.

Nga këto 65 vende të botës, Tajlanda del të jetë vendi me fetar në botë me 94 për qind. Vetëm 1 për qind e tyre janë deklaruar se janë ateistë. Ndërsa, vendet më së paku fetare definitivisht janë Japonia dhe Kina, me 13, respektivisht 7 për qind të popullsisë fetare.

Hulumtimi ka treguar edhe se të rinjtë janë shumë fetarë, kurse 2/3 e të rinjve deri në 34 vjeç e konsiderojnë veten fetarë.

“Mund të shihet se numri i njerëzve fetarë është relativisht i madh. Gjithashtu, aktualisht mbizotëron trendi ku shumë të rinj në nivel global po bëhen fetarë. Mund të themi se ky numër i besimtarëve nga viti në vit është gjithnjë e më i madh”, ka thënë Jean Mark Leger, presidenti i asociacionit “WIN/Gallup. Sipas po këtij hulumtimi, del se në Kosovë janë 95.2 për qind myslimanë, 4.7 për qind të krishterë.

Një e dhënë interesante që del nga ky hulumtim është përbërja e popullsisë në Maqedoni. Aty dalin që 56.2 për qind janë myslimanë dhe “vetëm” 42.7 për qind të krishterë (ortodoks).

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vendet-me-fetare-ne-bote-ja-ku-eshte-kosova/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala