Vendbanimet më të jashtëzakonshme

Autori:Avdyl Pajaziti

Të ndërtuar në cepat më të bukur të botës, këto janë vendbanimet më të jashtëzakonshme që njerëzit kanë ndërtuar ndonjëherë në harmoni me natyrën.

Që nga fshati që është ndërtuar mbi një krater vullkani aktiv dhe deri të fshati “lundrues” i Perusë, këto vendbanime janë të fshehura dhe krejt të izoluara nga pjesa e tjetër e botës.

Secili nga këto fshatra që do të prezantojmë më poshtë, ka “parajsën” e vet brenda.

Aogashima në Detin e Filipineve

Ndoshta vendi i fundit ku një njeri mund të zgjedhë të jetojë do të ishte brenda një krateri vullkani aktiv. Në Detin e Filipineve, një komunitet i vogël ka ndërtuar një fshat mu brenda kraterit të një vullkani aktiv, që mund të shpërthejë nga çasti në çast. Ai është ishulli Aogashima. Hera e fundit kur ky vullkan shpërtheu, ka qenë viti 1780. Rreth 50 vjet pas shpërthimit, fshatarët që i mbijetuan katastrofës, u rikthyen në ishull.

Monemvasia në Greqi

Monemvasia është një vendbanim i vogël, që është ndërtuar nën “strehën” e një faqeje shkëmbi në Lakoni të Greqisë. Ky ishull ka qenë në fakt pjesë e gadishullit, por u nda prej tij pas tërmetit të fortë të vitit 375 pas Krishtit. Që në atë kohë, banorët aty kanë qenë disi të izoluar nga bota.

Manastiri Phutgal në Indi

Rrëzë një shkëmbi në Indi, ngrihet Manastiri Phutgal, i cili është një nga manastiret më të izoluara të Indisë Veriore. Ky manastir i pazakontë, që duket sikur është gdhendur në shkëmb dhe jo ndërtuar, ka qëndruar si një thesar i fshehur deri në vitin 1800, kur u zbulua nga eksploratori Aleksandër Kozmo de Koros.

Isortoku në Grënland

Me vetëm 64 banorë, Isortoku është fshati i ndërtuar mes borës dhe akullit. Inuitët, që përbëjnë popullsinë vendase, mbijetojnë vetëm me mish, pasi nuk mund të mbillet gjë mbi akull. Fshati ka vetëm një market, por ai mjafton për 64 banorët e tij.

Fshati Gasadalur, Danimarkë

Fshati Gasaladur gjendet në skajin më perëndimor të Vagarit në Ishujt Faroe. Ai është pjesë e Danimarkës. Në të jetojnë paqësisht 16 banorë. Ky fshat ka një pamje përrallore, pasi ndodhet në një rrafshnaltë të vogël mbi shkëmbinj të thepisur.

Huakaçina, Peru

Ky fshat ndodhet në zemër të një shkretëtire nga më të thatat, por është një mrekulli më vete. Fshati Hakaçina është një oazë ëndrrash në mes të shkretëtirës. Ka shumë legjenda për klimën e këtij fshati. Disa thonë se ajo ka veti kuruese për kockat dhe romatizmën.

Bandiagara, Mali

Në pamje të parë duket si fshat prehistorik dhe i braktisur, i ndërtuar me baltë, por në fakt, sot jetojnë njerëz aty. Bandiagara është shtëpia e fisit të dogonëve në Mali të Afrikës Perëndimore. Ai është i ndërtuar me baltë të pjekur.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vendbanimet-me-te-jashtezakonshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala