Vëllezërit Geci nga paraburgimi në arrest shtëpiak

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim të martën që për Alban dhe Kushtrim Gecin të ndryshohet masa e sigurisë nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Kjo masë atyre u ka filluar nga 21 tetori dhe do të zgjasë deri më 20 dhjetor.

Me këtë vendim, Policia e Kosovës detyrohet që ta verifikojë zbatimin e kësaj mase dhe në rast të mosrespektimit të saj, ta informojë gjykatësin e procedurës paraprake. /Kallxo.com/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vellezerit-geci-nga-paraburgimi-ne-arrest-shtepiak/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala