Vëllai i Sabri Hamitit, boss i energjetikës?

Autori:Avdyl Pajaziti

Ali Hamiti, vëllai i nënkryetarit të LDK-së Sabri Hamitit, shumë shpejt mund të rikthehet në pozitën e shefit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).

Sipas burimeve të Gazetës Fjala, të afërta me Qeverinë e Kosovës, emri i ish drejtorit të KEK-ut është më i përfoluri për këtë pozitë. Hamiti edhe më herët ka shërbyer një mandat në këtë pozitë, sa ishte LDK në pushtet.

Bordi i ZRrE-së është i zbrazët, njëjtë sikurse të gjitha bordet e institucioneve tjera të pavarura. Gazeta Fjala para disa ditësh ka raportuar gjerësisht në lidhje me këto borde. Për më tepër lexoni në linkun e mëposhtëm: http://gazetafjala.com/analiza/isa-mustafa-bllokon-ekonomine/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vellai-i-sabri-hamitit-boss-i-energjetikes-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala