Veliu:Ramushi le të vazhdojë me protesta

Autori:Avdyl Pajaziti

Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu i është përgjigjur ultimatumit të Ramush Haradinajt, i cili tha sot se Kryeministri duhet të dorëhiqet sot ose do të vazhdojnë protestat.

“Le të vazhdojë me protesta. Suksese në protesta. Le të vazhdojë Ramushi me protesta. Puna e mbarë”, ka ironizuar Nënkryetari i LDK’së me ultimatumin e Liderit të AAK’së.

“Kosova ka nevojë me protestat e Ramushat”, ka vazhduar Verliu ironinë ndaj kërcënimeve të Haradinajt.

Kryetari i Podujevës ka thënë se ka kaluar koha e pasluftës kur njerëzit kanë hyrë nëpër shtëpi dhe kanë kryer veprime kriminale.

“Ka kalu koha e vitit 2000 kur kanë hyrë njerëzit nëpër shtëpi. S’duron më askush të cënohet prona private, stabiliteti”, ka deklaruar Veliu për Gazetën Express.

Sidoqoftë, Veliu ka thënë se opozita është duke e ndjekur një agjendë pa krye derisa Shteti i Kosovës po bën përpjekje për të ecur në rrugën drejt BE’së.

“Në momentin kur Kosovës i janë hapur rrugët për pranim në UNESCO, për MSA’në , për liberalizimin e vizave. Ne jemi duke u marrë me punë tjera, ndërkohë, këta s’di me agjendë të kujt po merren, por nuk besoj se është e shëndetshme për Kosovën këto veprime”, ka shtuar ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veliuramushi-le-te-vazhdoje-me-protesta/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala