Veliu: Premtimet po i realizoj pikë për pikë, aktivistët e VV-së janë të gjorë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu ka reaguar në lidhje me aksionin e sotëm të aktivistëve të Vetëvendosjes në Podujevë për dështimet e qeverisjes komunale.

Veliu në një prononcim për Indeksonline ka thënë se aktivistët e VV-së punojnë sipas direktivave politike, sepse në të kundërtën nuk do të quheshin të tillë.

“Ata dirigjohen nga komiteti i tyre dhe këta të gjorët duhet të i zbatojnë direktivat, se për ndryshe nuk janë më aktivistë”, ka thënë Veliu.

Kryetari Veliu ka thënë gjithashtu se sa u përket pretimeve gjatë fushatës elektorale, ai është duke i realizuar në pjesën e parë të mandatit pikë për pikë.

“Ata jane kah e gënjejnë veteveten. Premtimet e mia jam duke i realizuar pikë për pikë dhe mos të harrojmë se jemi vetëm në gjysmën e mandatit”, ka thënë Veliu,

Ndryshe aktivistët e VV-së gjatë ditës së sotme kanë vënë pankarta në sheshin e qytetit me mbishkrimin “13 rrenat e Agim Veliut

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veliu-premtimet-po-i-realizoj-pike-per-pike-aktivistet-e-vv-se-jane-te-gjore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala