Veliu: Do të punojmë fuqishëm ta rikthejmë Prishtinën

Autori:Avdyl Pajaziti

Nënkryetari i porsazgjedhur i LDK-së, Agim Veliu ka konsideruar se zgjedhja e kryesisë dhe anëtarësisë ka qenë konfromë rregullave dhe normave që i ka përcaktuar partia.

“Gjithçka ka shkuar konformë rregullave dhe normave, propozimet janë bërë në këshill dhe këshilli ka vendosur edhe formën e votimit me unanimitet. Në Këshill Drejtues nuk ka pasur vërejtje në ata që janë zgjedhur, por ka pasur kërkesa varësisht prej mundësisë të ketë edhe më shumë, mirëpo nuk ka anëtarë të kryesisë që nuk janë në njëfarë forme kontribuues”, ka thënë Veliu për Indeksonline.

Veliu ka thënë se orientimi i partisë së tij në vitet e ardhshme është puna më e madhe në komunat që i udhëheqin dhe performanca e mirë e ministrave. Veliu po ashtu ka thënë se Prishtina do të jetë angazhimi i tyre serioz që ta rikthejnë fitoren e LDKs-së.

“Ne tash duhet të punojmë më shumë me strukturat tona dhe anëtarësinë, me komunat që i udhëheqim, por ashtu duhet të punojmë më shumë me grupin parlamentar që ta luaj rolin e vetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, po ashtu edhe ministrat në Qeveri, duhet që me punën e tyre të tregojmë që LDK-ja është parti e organizuar dhe serioze dhe po ashtu duhet të punojmë më shumë në luftimin e këtyre dukurive që na janë bërë pengesë si shtet. Po sigurisht, Prishtina do të jetë një prej angazhime tona shumë serioze, do të kemi angazhim të veçantë për Prishtinën dhe sigurisht në ditët e ardhshme në ndonjërën prej mbledhjeve të kryesisë do të jenë edhe tema të tilla që do të diskutojmë dhe do të marrim qëndrime konkrete”, ka thwnw Veliu./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veliu-do-te-punojme-fuqishem-ta-rikthejme-prishtinen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala