Veliu: Dëmet e protestës t’i paguajë opozita

Autori:Gazeta Fjala

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka thënë se dëmet materiale dhe në njerëz duhet t’i paguajë opozita e dhunshme, e cila përmes shkatërrimit të Shtetit po tenton të marrë pushtetin.

“Prandaj, faturën e dëmeve materiale dhe në njerëz duhet dërguar partive që po tentojnë që përmes shkatërrimit të shtetit të vijnë në pushtet”, ka thënë Veliu.

Në një deklaratë për indeksonline, Veliu ka thënë se protestat e dhunshme nuk i përkrahin as qytetarët por as ndërkombëtarët.

“Protestat e dhunshme të opozitës vetëm Kosovës dhe shqiptarëve nuk u konvenojnë. Natyrisht, nuk ju konvenojnë as miqve tanë. Dje u pa fytyra e vërtetë e këtij bashkimi të paqëndrueshëm që po thonë se e mbrojnë Republikën”, ka thënë Veliu.

“Republika nuk mbrohet duke ia vënë flakën e duke e shkatërruar pasurinë publike e private, duke sulmuar ruajtësit e rendit me koktej molotovi” “Asaj sjellje do t’i shkonte një pankartë me mbishkrimin (Zajedno protiv Republike)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/veliu-demet-e-protestes-ti-paguaje-opozita/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala