Vdesin 8 sportistë pasi përplasen dy helikopter

Autori:Avdyl Pajaziti

8 sportistë francezë kanë humbur jetën nga përplasja e dy helikopterëve, e përveç këtyre kanë vdekur edhe dy persona tjerë.

Aksidenti ka ndodhur në veriperëndim të Argjentinës.

Në mesin e sportistëve, që sipas medieve të huaja kanë qenë të gjithë të njohur, ka qenë edhe Florence Arthaud, kampione në garat me vela, notarja fituese e medaljes së artë në Olimpiadën e 2012, Camille Muffat, si dhe boksieri 28-vjeçar, Alexis Vastine.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur gjatë xhirimeve të një “reality show” francez, ku pjesëmarrës ishin kryesisht sportistë, një prej tyre ishte edhe ish-lojtari i kombëtares së futbollit të Francës, Sylvain Wiltord, i cili fatmirësisht nuk ishte në bordin e dy helikopterëve.

Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë ajrorë janë ende të paqarta, ndërsa zyrtarët kanë thënë se kushtet e motit në zonën malore ku ndodhi ngjarja ishin të mira.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vdesin-8-sportiste-pasi-perplasen-dy-helikopter/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala