Vdes shqiptari duke pritur tek bankomati në Greqi

Autori:Avdyl Pajaziti

Një shqiptar 59-vjeçar është rrëzuar dhe më vonë ka vdekur gjersa ishte duke pritur para një bankomati në Giannoulis, Larissa, që ndodhet në lindje të Greqisë.

Mediat greke raportojnë se viktimës së këtij rasti iu shfaqën problemet shëndetësore gjersa ishte duke pritur për të tërhequr nga banka një pjesë të pensionit të tij.

Ndërkaq, persona të tjerë që ishin duke pritur në radhë nxituan që t’i ndihmojnë atij dhe njëkohësisht e thirrën një ambulancë.

greqia ssssss

iefimerida.gr raporton se ai nuk kishte puls kur arriti në spital.

Ndërkohë, autopsia e 59 vjeçarit, pritet që të bëhet sot.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vdes-shqiptari-duke-pritur-tek-bankomati-ne-greqi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala