Vdes rrugës për gyrbet

Një 61 vjeçar ka vdekur gjatë mbrëmjes së të dielës në pikën kufitare në Merdarë. Ai ka ndërruar jetë në një nga autobusët i cili po barte udhëtarë për në Serbi.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për Klan Kosova, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i cili tha se në bazë të hetimeve të para shkaqet e vdekjes së 61 vjeçarit janë natyrale.
Zëdhënësi Hoxha poashtu ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion ku pritet edhe të merren vesh shkaqet e vdekjes.