Vdes njëri nga të plagosurit e mbrëmshëm në Podujevë

Autori:Avdyl Pajaziti

Një person ka vdekur pas një përleshje me armë që ndodhi mbrëmë në qytetin e Podujevës.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se rasti është cilësuar si vrasje, dhe se njëri nga të plagosurit ka ndërruar jetë.

Indeksonline kishte raportuar mbrëmë për rastin ku pas të shtënave me armë dy persona ishin dërguar në QKUK në gjendje të rëndë.

Ende nuk dihen se cilat kanë qenë shkaqet që kanë quar deri tek kjo përleshje./

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vdes-njeri-nga-te-plagosurit-e-mbremshem-ne-podujeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala