Vdes një punëtor në Ferizaj

Autori:Gazeta Fjala

Ka vdekur një punëtorë në  fabrikën e Gypave në Ferizaj.

Mbrëmë rreth orës 22 punëtori I.L është rrëzuar nga skelet  në vendin e punës në Fabrikën e Gypave.

Lajmin për vdekjen e tij për Gazetën Fjala e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Ferizajt Agim Gashi.

“I.L ka vdekur në ora 23 në spitalin e Ferizajt pas plagëve të marra“, tha Gashi.

Punëtori i moshës 40 vjeçare kishte rënë nga skelet  që ishin të vendosura në një lartësi  prej 10 metrave.  Ai ka qenë punëtor i një kompanie të kontraktuar nga Fabrika e Gypave. / Gazeta Fjala

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vdes-nje-punetore-ne-ferizaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala