Vdes një këmbësor në Prizren

Një këmbësor i moshës 56 vjeçare e ka humbur jetën gjatë një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:10 minuta në rrugën “Ismail Kryeziu” në Arbanë të Prizrenit.
Sipas policisë , deri tek aksidenti ka ardhur pasiqë shoferi i veturës “Volksvagen Polo” nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit me kushtet dhe rrethanat në rrugë ose nga pa kujdesia e ka goditur me pjesën ballore të veturës një këmbësor i cili në momentet kritike po e kalonte rrugën.
Viktima nga një shofer i çastit është dërguar në Urgjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor e më pas është transportuar në QKUK në Prishtinë mirëpo më vonë është konfirmuar vdekja.
Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për autopsi, transmeton Klan Kosova.