Vdes një i mitur, rrëzohet nga traktori

Në fshatin Akllap të Lipjanit një i mitur ka vdekur pasi që është rrëzuar nga rimorkio e traktorit.
Sipas raportit të policisë viktima, derisa ishte i ulur në rimorkion e traktorin të cilin e drejtonte një i afërm i tij, është rrëzuar dhe i njëjti ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt.