Vdes një i burgosur në Dubravë

Autori:Avdyl Pajaziti

Një i burgosur në Dubravë ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së sotme.

Burime të Zëri brenda burgut kanë bërë me dije se personi që ka vdekur është M.B. dhe i njëjti sipas këtyre burimeve ka ndërruar jetë në Pavilionin 4, krahu jugu 1.

Sipas të njëjtave burime personi që ka vdekur është 29 vjeçar dhe i njëjti ka qenë në vuajtje të dënimit për veprën penale të vjedhjes.

Se një person ka vdekur në Dubravë e ka konfirmuar edhe drejtori i Shërbimit Korrektes të Kosovës, Emrush Thaqi.

Sipas tij është konstatuar vdekja e një personi dhe se mjeku është në përgatitje të raportit final për shkaqet e kësaj vdekje

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vdes-nje-i-burgosur-ne-dubrave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala