Vdes kosovari në Zvicër, bie nga skelja

Një shqiptarë nga Kosova ka humbur jetën në një kantier ndërtimi në Lucern të Zvicrës. Mediat zvicerane bëjnë të ditur se 31 vjeçari pas rrëzimit disa metra nga skelja, mori lëndime të rënda trupore dhe përkundër intervenimit të shpejtë të policisë dhe ambulancës, gjithçka ishte e kotë.
Ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes pa arritur te dërgohet ne spital.
Prokuroria Shtetërore e Lucernit ka nisur hetimet për aksidentin tragjik.