Vdes kosovari i katërt i lënduar në Kazakistan

Autori:Avdyl Pajaziti

Ka ndërruar jetë edhe punëtori i katërt i Mabetex-it, Hajrush Hoti, i cili ishte lënduar të hënën gjatë punës në Astana të Kazakistanit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtori i kompanisë Mabetex, Islam Pacolli.

Një ditë më parë gjatë çmontimit të një skeleje në Kazakistan e humbën jetën tre punëtorë nga Kosova.

Viktimat ishin 34 vjeçari Blerim Kadriu, 32 vjeçari Bekim Durmishi dhe Luan Bakia, 39 vjeç.

Ndërkohë, i lënduar është edhe Avni Maksuti, njofton Klan Kosova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vdes-kosovari-i-katert-i-lenduar-ne-kazakistan/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala