Vdes kosovari 14-vjeçar i aksidentuar në Rrëshen

Autori:Zekirja Shabani

Ka ndërruar jetë një 14-vjeçar, i cili u aksidentuar pak ditë më parë në Rrëshen. Bëhet fjalë për shtetasin E. Bytyçi nga Kosova që qëndronte prej disa ditësh në mbikëqyrje në reanimacion, në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Më 27 korrik në segmentin Milot-Rrëshen, 5 kilometra nga rruga e Kombit ndodhi ngjarja e rëndë, ku mbetën të plagosur 10 persona.

Në afërsi të një karburanti u përplasën një automjet tip “Ford” me targë AA 776 LD dhe një tjetër tip “Volswagen” me targa gjermane BHY 264. Nga përplasja mbetën të plagosur dhjetë persona që udhëtonin. Mes të plagosurve ishin edhe dy fëmijë, njëri prej të cilëve humbi jetën ditën e sotme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vdes-kosovari-14-vjecar-i-aksidentuar-ne-reshen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala