Vdes ish deputeti Zylfi Merxha

Në moshën 82 vjeçare ka vdekur ish deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i partisë rome PREBK Haxhi Hafiz Zylfi Merxha.
Merxha ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës veç në tri legjislatura.
Ai ishte edhe njëri nga nënshkruesit e deklaratës së pavarësisë së Kosovës. Varrimi i tij do të bëhet nesër në ora 13 në Prizren .