Vdes humoristi i njohur, Ibrahim Krajkova-Leci

Autori:Gazeta Fjala

Ka vdekur njëri prej humoristëve më të njohur të Kosovës, Ibrahim Krajkova-Leci. Varrimi i tij do të bëhet në ora 16 në varrezat e Kryeqytetit.

Ibrahim Krajkova ishte humorist i njohur shqiptar i njohur për aktrimin e personazhit fiktiv Leci.Ka lindur më 13 Nëntor 1957 në Prishtinë.

Krajkova kishte pasur sulm në zemër dhe ishte tërhequr nga skena publike.

Ai ishte bërë i famshëm që nga projekti filmik “Treshi përsheshi”, i përbashkët me Rasim Thaçi, apo i njohur si Cima, dhe Sevdai Radogoshin, i njohur si Qumili, shkruan Gazeta Express.

Kishte luajtur edhe në “Nusja nga Diaspora”, “Molla me erë” dhe “Peshku i Artë”, dhe përveç kësaj ai ishte i njohur për batutat e tij edhe në shumë projekte video muzikore, të realizuara për Vitin e Ri.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vdes-humoristi-i-njohur-ibrahim-krajkova-leci/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala