Vdes deputeti i Kuvendit të Kosovës Velimir Rakiq

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Listës serbe në Parlamentin e Kosovës, Velimir Rakiq, rreth 63 vjeçar nga fshati Soçanicë, ka humbur jetën të mërkurën rreth orës 20:00 në një aksident që ka ndodhur në Leposaviq.

Ai është transferuar menjëherë në spitalin e veriut të Mitrovicës, me ç’rast mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Ngjarjen e ka konfirmuar për KosovaPress shefi i operativës në Policinë e Kosovës për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq.
Sipas tij, ngjarja ka ndodhur afër pompës së benzinës në hyrje të Leposaviqit kur automjeti i viktimës Golf IV është ndeshur me një mjet transportues

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vdes-deputeti-i-kuvendit-te-kosoves-velimir-rakiq/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala