Vdes Dan Fredinburg, një prej shefave të Googles

Autori:Avdyl Pajaziti

Punëtorët e Google janë duke vajtuar humbjen e një prej shefave të tyre të shtunën. Dan Fredinburg, shef ekzekutiv në kompaninë me bazë në Mountain View, që veten e përshkonte si një aventurist, ka qenë në mesin e atyre qindra personave që dje humbën jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm 7.8 ballësh në Nepal.

Tërmeti shkatërrues epiqendrën e pati rreth 80km nga Katmandu. Numri total i viktimave ka arritur në 1457, shifra këto që pritet të rriten akoma, raporton AP.

Fredinburg ka qenë duke u ngjitur në Malin Everest kur tërmeti shkaktoi një ortek bore atje. Së paku 17 persona humbën jetën në mal.

Sipas motrës së tij, Megan, Fredinburg pësoi një lëndim të madh në kokë. Njoftimin për vdekjen e tij e postoi në faqen e tij të Instagramit.

Fredinburg nisi punën në Google në vitin 2007. Ai kreu detyrën e menaxherit të produktit si dhe shefit të privatësisë në Google X. Ai bashkë-themeloi Google Adventure, një koncept të ngjashëm me Google Street View, por që u lejonte qasje lokacioneve ekzotike siç është Great Barrier Reef në Australi.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vdes-dan-fredinburg-nje-prej-shefave-te-googles/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala