Vdes biçiklisti, goditet nga vetura

Autori:Avdyl Pajaziti

Një person ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë më fshatin Dumnicë të komunës së Podujevës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00, kur personi i moshës rreth të 60-ve qw po ngiste biçikletën, është goditur nga vetura e tipit ‘Volvo’.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka thënë se policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes.

Vdekja e personit është konstatuar nga mjeku kujdestar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vdes-biciklisti-goditet-nga-vetura/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala