Vdekja e afro 50 emigrantëve në Austri, alarmon Merkelin

Autori:Gazeta Fjala

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se lajmi për vdekjen e disa emigrantëve në një kamioni në Austri, është paralajmërim për Evropën se duhet t’i japë zgjidhje krizës së imigrantëve.

Duke folur në samitin e Vjenës, Merkel potencon se “kjo na kujton se ne duhet ta trajtojmë shpejtë çështjen e emigracionit dhe ta gjejnë zgjidhjen në shpirtin e Evropës- që do të thotë në shpirtin e solidaritetit”, transmeton Gazeta Fjala.

Ajo gjithashtu tha se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë duke u përballur me një sfidë mjaft të madhe, duke përmendur imigrantët që po ikin nga konfliktet në Lindjen e Mesme, me synim Evropën.

Policia austriake sipas një njoftimi zyrtar, ka potencuar se 20 deri 50 trupa të pajetë janë gjetur në një kamion të parkuar afër kufirit me Hungarinë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vdekja-e-afro-50-emigranteve-ne-austri-alarmon-merkelin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala