Vazhdon protesta në Llapushnik

Autori:Avdyl Pajaziti

Banorët e fshatit Llapushnik të Drenasit vazhdojnë protestën për të kundërshtuar kërkesën e Ipeshkvisë së Kosovës dhe vendimin e Komunës e Drenasit, për mënyrën e ndarjes së parcelës, siç thonë ata kundërligjore për besimtarët katolik të këtij fshati.

Protesta është e katërta me radhë dhe do të fillojë në ora 10:00.

Sipas organizatorëve të protestës, kjo ndarje ka ndodhur pa votim në Asamblenë Komunale, pa i pyetur banorët e fshatit dhe ka nxitur shumë reagime nga ana e bashkëfshatarëve, banorëve të fshatrave tjera përreth dhe OVL e UÇK-së, për arsye se parcela ku është ndarë, është shpallur Zonë e Mbrojtur e UÇK-së para 3 viteve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vazhdon-protesta-ne-llapushnik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala