Vazhdon propozimi i njerëzve të politikës në bordet publike

Edhe pse raporti i progresit i publikuar ditën e hënë, kritikon institucionet e vendit për politizim të bordeve nëpër ndërmarrjet publike, qeveria vazhdon me avazin e vjetër.
Në mbledhjen e mbajtur gjatë së enjëtes qeveria ka propozuar përsëri emra të politikës për bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.
Ekzekutiv i ka propozuar për kuvendin e Kosovës këta emra Qemajl Mustafa Ish- kryetari i Gjilanit, që vjen nga PDK-ja, Arsim Janoven, që vjen nga LDK-ja, si dhe Besim Sejfijaj, nga LDK-ja transmeton Gazeta Fjala.
Gjatë kësaj mbledhje qeveria propozoi edhe dy emra për bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit, Agim Shala e Vjollca Shala-Kurtishaj. /Gazeta Fjala/