Vazhdon paraburgimi për Ylli Hoxhën dhe të tjerët

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej një muaji, ndaj të dyshuarve Premton Iberdemaj, Yll Hoxha, Uran Hasani, Arbër Kaqorraj dhe Armend Loshaj.
Kjo gjykatë përmes komunikatës për media ka njoftuar se është refuzuar si e pabazuar ankesat e mbrojtësve të pandehurve, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për paraburgim prej 30 ditësh, transmeton Gazeta Fjala.
Personat në fjalë dyshohen nga ana e prokurorisë, se në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrje në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizëm”./ Gazeta fjala/