Vazhdon paraburgimi për prokuroren Vahide Badivuku

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën prej dy muajsh paraburgim, ndaj prokurores Vahide Badivuku.
Kolegji prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, e ka refuzuar si të pa bazuara ankesën e avokates mbrojtëse, duke vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 22.09.2015 transmeton Gazeta Fjala.
“Sipas vlerësimit të kësaj gjykate, pretendimet e bëra në ankesë nuk qëndrojnë, ngase bazuar në shkresat e lëndës nuk kanë pushuar shkaqet dhe arsyet ligjore për caktimin dhe vazhdimin e masës se paraburgimit, ashtu siç parashihen në nenin 187 të Kodit të Procedurës Penale, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.
Prokurorja e Departamentit të Krimeve të Rënda, në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës Vahide Badivuku, dyshohet nga ana e prokurorisë, se ka kryer veprat penale si ” Marrje e ryshfetit” dhe “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”./ Gazeta Fjala/