Vazhdon kopjimi në testin e maturës (FOTO)

Autori:Zekirja Shabani

Testi i Maturës vazhdon të jetë arenë kopjimi edhe këtë vit. Mbikëqyrja jo në nivel e këtij testi ka kohë që është një nga pikat më akute, me më së shumti kritika.

Secilin vit hapen grupe, ku nxënësit ndajnë pyetjet, përgjigjet, marrin ndihmë dhe ndihmojnë, njofton Klan Kosova.

Por disa kanë shkuar edhe më larg. Një nxënëse, ka kërkuar që të gjithë ata që i dinë përgjigjet e testit të saj, t’ia shkruajnë ato në komentet e postimit të cilin e ka shpërndarë në profilin e saj në Facebook.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vazhdon-kopjimi-ne-testin-e-matures-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala