Vazhdon gjykimi kundër Oliver Ivanoviqit

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në veri të këtij qyteti, do të vazhdojë sot gjykimi kundër liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq dhe katër të dyshuarve të tjerë, Dragolub Delibashiq, Ilija e Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandar Llazoviq.

Dëshmitarët e sotëm Hava Sejdijaj dhe Behgjet Plakolli do të rrëfejnë për ngjarjet e 3 shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës.

Oliver Ivanoviq dhe katër të akuzuarit tjerë akuzohen për krime kundër popullatës shqiptare gjatë viteve 1999 dhe 2000 në Mitrovicë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vazhdon-gjykimi-kunder-oliver-ivanoviqit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala