Vazhdon bllokada në “Pastrim”

Autori:Zekirja Shabani

Asambleistë të Komunës së Prishtinës dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, sërish të mërkurën kanë bllokuar dyert e ndërmarrjes “Pastrimi” për të mos lejuar hyrjen e drejtorit Feim Salihu.

Çështja ‘Salihu’ ka nisur të bëhet problematike ndërmjet Vetvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Komunës së Prishtinës, në momentin kur kryesues i bordit të drejtorëve në ndërmarrjen Publike ‘Pastrimi’, u zgjedh Bardhyl Noci. Ky i fundit kishte shkarkuar kryeshefin e kësaj ndërmarrje Feim Salihun, të cilit edhe i ishte bllokuar xhirollogaria.

Lëvizja Vetëvendosje nuk kishte mundur që të votonte dhe miratonte vendimet e saj rreth ndërmarrjes “Pastrimi” në Kuvendin Komunalë javën e kaluar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vazhdon-bllokada-ne-pastrim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala